Presidentja e Komisionit Evropian sërish në vet-izolim

Presidentja e Komisionit Evropian sërish në vet-izolim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është vetëkarantinuar sërish, meqë një anëtar i zyrës së saj doli të jetë pozitive për Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur vetë von der Leyen me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ku tutje njoftoi se do të vetëkarantinohet në mënyrë që t’i shmanget infektimit me COVID-19, ndonëse ka rezultuar negative.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë kam testuar negativisht. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com