Presidentja: Ikja e kuadrit mjekësor është problem serioz për Kosovën

Presidentja: Ikja e kuadrit mjekësor është problem serioz për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se “ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për vendin tonë”.

Këtë Osmani e tha gjatë një takimi me një grup studentësh të mjekësisë.

Takimi u zhvillua në Ditën Botërore të Shëndetit, njofton Insajderi.

Osmani tha se duhet të investohet më shumë në shëndetësi e arsim.

“Duhet ta kthejmë trendin, në mënyrë që mjekët tanë ta shohin perspektivën këtu”, tha ajo. /Insajderi.com