Presidentja në detyrë falënderon Erdoganin për urimin në rastin e 17 shkurtit

Presidentja në detyrë falënderon Erdoganin për urimin në rastin e 17 shkurtit

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Taiyp Erdogan, për urimin në rastin 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton insajderi.

Osmani theksoi mirënjohjen për mbështetjen turke ndaj Kosovës.

“Faleminderit, President Erdogan, për urimet tuaja të mira për këtë përvjetor të pavarësisë sonë. Republika jonë e re është mirënjohëse për mbështetjen e Turqisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Populli I KOSOVËS janë mirënjohës për marrëdhëniet e veçanta me popullin Turk”, përfundoi Osmani. /Insajderi.com