Presidentja në detyrë uron krishtlindjet

Presidentja në detyrë uron krishtlindjet

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar krishtlindjet.

Në urim thuhet se, “Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis popujve”.

“Urimet e mia shkojnë në secilën familje të krishtere. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në jetën tuaj”, tha Osmani.

“Në këtë periudhë të vështirë, kur ne dhe bota po përballemi me covid-19, duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi. T`ua zgjasim dorën atyre që janë në nevojë, ta ngjallim shpresën për një të ardhme më të mirë! Festat fetare tek populli ynë gjithherë na kanë bashkuar. Si çdo vit edhe sivjet, të festojmë bashkë, të jemi solidarë dhe të reflektojmë harmoni”, përfundoi urimi.