Presidentja sot feston ditëlindjen

Presidentja sot feston ditëlindjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen e 39.

Ajo ka lindur më 17 maj të vitit 1982, njofton Insajderi.

Osmani kishte filluar karrierën politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku për disa mandate ishte deputete.

Më pas në vitin 2020 ishte zgjedhur kryeparlamentare e Kosovës, për ta marrë detyrën e presidentes pasi në tetor Hashim Thaçit iu konfirmua aktakuzat e Gjykatës Speciale për “krime lufte”.

Osmani do të zgjidhej presidente më 4 prill, pasi më 14 shkurt në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje kishin arritur të fitonin mbi 50 për qind të votave. /Insajderi.com