Prezantimi i Vuçiqit si president i Shqipërisë – flet kryeredaktori i RTK-së

Prezantimi i Vuçiqit si president i Shqipërisë – flet kryeredaktori i RTK-së

Në edicionin e lajmeve në RTK, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është transmetuar si President i Shqipërisë, ky raportim ka ngritur reagime të shumta.

Ridvan Berisha, kryeredaktor i RTK-së në një prononcim për Insajderi ka thënë se ka qenë vetëm gabim teknik.

“Pas reagimeve të shumta, e ndjejmë të nevojshme të sqarojmë këtë situatë. Ka qenë vetëm gabim teknik dhe asgjë më shumë”, ka thënë Berisha për Insajderin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vizituar Shqipërinë, sikurse dhe vendet e prekura nga tërmeti.

E gjatë transmetimeve të lajmeve në Radio Televizionin Publik të Kosovës, është lëshuar një gabim, ku Vuçiq cilësohet si president i Shqipërisë.

Pas kësaj gafe ka pasur polemika e kritika edhe në drejtim të transmetuesit publik.

Për ardhjen e tij pati edhe protesta e reagime të shumta nga qytetarët, meqë ai dhe shteti serb ende nuk e kanë pranuar fajin për krimet dhe gjenocidin gjatë luftës së fundit.

Videon mund ta ndiqni më poshtë në minutën 04:04.

Skandaloze, RTK e paraqet Vuçiqin si President të Shqipërisë