Prezantohen fanellat e reja të Arsenalit për sezonin e ri

Prezantohen fanellat e reja të Arsenalit për sezonin e ri

Skuadra e Arsenalit ka prezantuar sot fanellën e parë të klubit për sezonin e ardhshëm 2017/2018.

Për të prezantuar fanellat e reja për skuadrën nga Londra mysafir special ishin dy ish-futbollistët e këtij klubi Robert Pires dhe Martin Keown.

Në ueb faqen zyrtare të Arsenalit për të prezantuar fanellat e reja shihen disa nga futbollistët më të mirë të kësaj skuadre si Olivier Giroud, Mesut Ozil, Peter Cech, Per Mertesacker dhe Alexis Sanchez.

Për Arsenalin luajnë edhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi të cilit sezonin e kaluar fituan ‘Fa Cup’ trofeu e parë nën urdhrat e Arsen Wenger./Insajderi.com