Prezantohet Lexus GX për 2020

Prezantohet Lexus GX për 2020

Prodhuesi japonez i makinave premium për herë të dytë ka rifreskuar gjeneratën e tanishme të SUV të saj të madh.

Gjenerata e dytë e Lexus GX në treg ka qenë për gati një dekadë. Megjithatë, në vend që të lansohej një model i ri, prodhuesi përsëri rivendosi GX aktual, pas ridizajnimit të tij të parë nga 2014, transmeton KosovaPress.

Ndryshimet më të mëdha ndodhën në pjesën e përparme të makinës, e cila mori një maskë edhe më masive dhe më të theksuar të dhomës së ftohtë, me një stil karakteristik të modeleve më të fundit të Lexus.

Si më parë, Lexus do të shesë këtë SUV nën shenjën GX 460, me një motor V8 me 4.6 litra që prodhon 306 kuaj fuqi. Fuqia është transferuar në të gjitha boshtet  nëpërmjet ndërruesit automatik me 6 shpejtësi.

Çmimi i Lexus GX për 2020 nuk është shpallur dhe krahasimet për versionet e para-ridizajnimit janë shitur në SHBA me një çmim prej 52,505 dollarë.