Manuali për udhëzime në mbrotje nga Covid-19 ku ditët e fundit ka më shumë raste të të infektuarëve.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj para disa ditësh kishte paralajmëruar se do të shpërndahet një manual në mënyrë që të gjenden udhëzimet sesi të mbrohemi nga virusi Covid-19.
160 raste janë raportuar brenda 3 ditëve me Covid-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke ngritur mobilizim institucional për monitorim e udhëzim për mënyrën e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Qeveria Hoti në mbledhjen e pestë ka votuar për manualin e prezantuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Ky është përgatitur në bazë të njohurive dhe duke shfrytëzuar njohuritë e organizatave. Do të parandalojë përhapjen e virusit, kurse përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi, vendvotimet, qendrat tregtare dhe veprimtaritë që po lirojmë”, ka thënë Zemaj.
Kosova ka mbi 500 raste aktive me Covid-19. /Insajderi/