Prezantohet Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës

Prezantohet Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës

Përfaqësuesit e shoqatës do të paraqesin qëllimet operacionale të shoqatës Në mënyrë që të punohet bashkërisht drejtë unifikimit të standardeve të cilësisë dhe ndërtimit të dialogut konstruktiv me autoritet legjislative dhe mbikëqyrëse, institucionet financiare jo-bankare në Kosovë kanë themeluar Shoqatën e Inovacionit Financiar të Kosovës. Sot, shoqata planifikon prezantimin e saj para mediave, autoriteteve mbikëqyrëse, ligjvënësve dhe publikut të gjerë.Gjatë ngjarjes, përfaqësuesit e shoqatës do të paraqesin qëllimet operacionale të shoqatës, të dhënat aktuale të industrisë si dhe shenjën e Standardit të Praktikave të Mira, e cila do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së konsumatorit dhe besueshmërinë e shërbimeve.

“Misioni i shoqatës është të zhvillojë praktika të besueshme, të përgjegjshme sociale dhe të qëndrueshme të kredi-dhënies dhe shërbimeve të tjera financiare të cilat vlerësohen pozitivisht nga konsumatorët dhe autoritetet mbikëqyrëse. Në të njëjtën kohë, do të punojë për të promovuar mundësitë e ofruara nga mundësitë teknologjike financiare jo-bankare që përfitojnë individët dhe shoqëria në tërësi”, thuhet në njoftim.