Prezantuesja e njohur e sportit godet me ‘ngjyrat’ e Kosovës

Prezantuesja e njohur e sportit godet me ‘ngjyrat’ e Kosovës

Aktorja e njohur kosovare, Arta Nitaj është po ashtu njëra prej prezantueseve më të njohura sportive në vend.

Bukuroshja nga Peja, e cila për publikun u bë e njohur përmes roleve të saj në serialet televizive, për adhuruesit dhe ndjekësit e sportit, sigurisht se më së miri njihet si prezantuese e sportit.

Aktorja e njohur njihet për rolin e saj si prezantuese e emisionit dedikuar sportit, ‘Dueli Sportiv’, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Përveç se e kryen mjaft mirë detyrën e saj si prezantuese, Arta Nitaj merr lëvdata pothuajse çdo ditë për dukjen e saj.

Së fundmi, pas sukesit të Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare ajo ka postuar një foto në Instagram, e veshur me ‘ngjyrat e Kosovës’.

Kujtojmë se Kosova veshi fanellat me ngjyra të verdha, në ndeshjet ndaj Malit të Zi e Bullgarisë – në këtë të fundit duke e shënuar fitoren historike, të parën në një ndeshje kualifikuese për kampionatin evropian. /Insporti.com/

View this post on Instagram

? @labelnue

A post shared by Arta Nitaj (@artaanitaj) on