Prifti grek thotë zjarri erdhi për shkak të zemërimit të Zotit

Prifti grek thotë zjarri erdhi për shkak të zemërimit të Zotit

Greqia është në zi kombëtare. Zjarri që përfshiu fshatin Mat të Athinës është një ndër tragjeditë më të mëdha që ka prekur këtë zonë.

Deri në këto momente raportohen se kanë vdekur rreth 60 persona, ndërsa nuk dihet saktë se sa të tjerë janë plagosur.

Në këto ditë të vështira për vendin fqinj, Kisha ka rezervat e saj.

Kreu ortodoks i Kishës Metropolitane të Aegialia, e ka konsideruar këtë ngjarje si “zemërim i Zotit, me kryeministrin ateist”.

Prifti Amvrosiou ka shkruar në blogun e tij personal se “kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit”.

Ai, gjithashtu, në postimin e tij e ka quajtur Tsipras një hipokrit, ndërsa i qëndron bindjes së tij se e gjithë kjo tragjedi nuk ishte as më pak dhe as më shumë, mallkim nga Zoti.