Prifti reformist akuzohet për abuzim seksual me fëmijët

Prifti reformist akuzohet për abuzim seksual me fëmijët

Një prift i Kishës Reformiste nga Kantoni Aargau është arrestuar lidhur me dyshimet për abuzim seksual me fëmijë.

I akuzuari 68 vjeçar po mbahet në burg për hetime që nga muaji mars, kanë konfirmuar autoritetet përgjegjëse të premten për mediat zvicerane.

Duke qenë se personi në fjalë kishte punuar si prift edhe në kantonet Solothurn dhe Schwyz, hetime ndaj tij po zhvillohen në disa vende njëkohësisht, ka deklaruar avokati i tij, shkruan srf.ch.

Ndërkaq, i akuzuari ka mohuar që sulmet pedofilë të kenë pasur ndonjë lidhje me ushtrimin e profesionit të tij.

Prokuroria Publike e Aargaut dëshiron të pengojë lirimin e personit të dyshuar nga paraburgimi, transmeto albinfo.ch. Ajo sheh rrezikun e “errësimit” dhe përsëritjes së veprës.