Princeshë Diana ‘mund të lexonte zemrat e fëmijëve’

Princeshë Diana ‘mund të lexonte zemrat e fëmijëve’

Lady Eliza Spencer – mbesa e Princeshës së ndjerë – ka lavdëruar Diana-n, duke kujtuar personalitetin e saj “të ngrohtë, amësor dhe të dashur”, shkruan Celebretainment, transmeton Insajderi.

Binjakja 28-vjeçare – e cila i kaloi vitet e para në Althorp, vendi i fundit i pushimit të Dianës, para se të zhvendosej në Afrikën e Jugut – tha:

“Ne gjithmonë e njihnim atë si tezen tonë. Duke u rritur në Afrikën e Jugut, me të vërtetë kisha shumë pak ide se sa domethënëse ishte ajo në botë derisa unë isha shumë më e madhe”.

Princess Diana With Kids Pictures | POPSUGAR Celebrity

Eliza mendon se Princesha – e cila vdiq në gusht 1997, në moshën 36 vjeçare – krijoi një lidhje të vërtetë me fëmijët.

Ajo i tha revistës Tatler: “Gjithmonë bënte një përpjekje për t’u lidhur me ne si fëmijë dhe kishte një talent për të lexuar zemrat e fëmijëve”.

Eliza – babai i së cilës është Earl Spencer, vëllai i Diana pranoi se ajo nuk e kuptoi shkallën e famës së Princeshës gjatë kohës sa ishte një vajzë e vogël. /Insajderi.com