Princi i Suedisë dhe bashkëshortja rezultojnë pozitiv me Covid-19

Princi i Suedisë dhe bashkëshortja rezultojnë pozitiv me Covid-19

Princi i Suedisë Carl Philip dhe bashkëshorjta e tij, Princesha Sofia, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus, njoftoi oborri mbretëror suedez, transmeton Insajderi.

Carl Philip, djali 41 vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustav dhe Mbretëreshës Silvia, dhe Sofia, 35 vjeçe, “kanë simptoma të lehta të gripit” dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjatë ditës.

Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi, u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit. Megjithatë, pas një rritjeje të re të rasteve, vendi njoftoi kufizime.

Mbledhjet publike tani janë të kufizuara në tetë persona dhe shërbimi i pijeve alkoolike është i ndaluar midis orës 22:00 dhe ora 11:00 në gjithë vendin.

Ndërkohë, agjencia shëndetësore ka lejuar autoritetet lokale të vendosin ndalime për vizitat në shtëpitë e pensionistëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Udhëzime të përgjithshme më të rrepta janë gjithashtu në fuqi në rajone të ndryshme.

Vendi skandinav deri më tani ka regjistruar 236.355 raste me virusin dhe 6.622 vdekje. /Insajderi.com