Princi i vogël George merr një dhuratë 23 milionë vjet të vjetër

Princi i vogël George merr një dhuratë 23 milionë vjet të vjetër

Princi George mori një dhuratë të veçantë nga Sir David Attenborough ndërsa Princi William dhe Kate Middleton e mirëpritën atë për një takim duke iu përmbajtur distancës sociale, njofton Insajderi.

Vizita përfshiu një shfaqje në natyrë të filmit të fundit të Sir David, për të cilin u përfshinë edhe fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Me rastin, Princi George, i cili aktualisht është i treti në radhë për fronin mbretëror, mori një dhuratë 23 milionë-vjeçare nga Sir David, të cilën ai e gjeti gjatë udhëtimit të tij në Maltë në vitet 1960.

Pasi vuri duart në fosilen dhuratë, Princi George dukej shumë i lumtur sic shihet në fotografitë e lëshuara nga Pallati Kensington në Instagramin e tyre zyrtar.

“Kur u takuan, Sir David i dha Princit George një dhëmb nga një peshkaqen gjigand, emri shkencor i të cilit është carcharocles megalodon (‘dhëmbi i madh’). Sir David gjeti dhëmbin në një festë familjare në Maltë në fund të viteve 1960, të ngulitur në gur gëlqeror të butë dhe të verdhë në ishull që i takon periudhës së Miocenit rreth 23 milionë vjet më parë”, shkruhet ndër të tjerash në postimin e Pallatit Mbretëror. /Insajderi.com

Burimi: GeoTV