Të tre fëmijët e Princit William dhe Catherine bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq të premten për një shfaqje të Krishtlindjeve në Londër.
Sipas Kensington Palace, shfaqja e “The National Lottery’s Pantoland” në Palladium u mbajt për të nderuar punëtorët e pandemisë, shkruan CBS Neës, transmeton Insajderi.
Ishte hera e parë që të tre fëmijët – Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis – ishin shfaqur së bashku në një ngjarje publike. William dhe Catherine vunë maska brenda në teatër. /Insajderi.com