fbpx

Prindërit  “ e çmendur”me serialin “Game of Thrones”- e përcjellin pasionin e tyre edhe tek fëmijët e porsalindur

Prindërit  “ e çmendur”me serialin “Game of Thrones”- e përcjellin pasionin e tyre edhe tek fëmijët e porsalindur

Fansat e serialit “Game of Thrones” janë duke u siguruar se karakteret e tyre nuk vdesin kurrë duke i emëruar fëmijët në bazë të emrave të tyre, shkruan Insajderi.

Gjersa lansohet sezoni i fundit, është parë ndikimi që ky serial e ka tek njerëzit, ku shumë prej tyre i emërojnë fëmijët në bazë të aktorëve të filmit.

Në Angli, emri Arya, është një emër shumë i famshëm tani.

Marina dhe Andrew Lippincott, janë një qift nga New Yersey, të cilët e emëruan vajzën e tyre Arya Lippincott, pasi familja kishin pranuar se ishin të pasionuar ndaj Game of Thrones.

“Ne vishemi dhe shpesh bëjmë festa maratone të stilit Game of Thrones”- ka thënë e ëma.

Emra të tjerë të njohur nga ky seria janë popullarizuar shumë në këtë aspekt, ndër ta është edhe emri Khaleesi nga nëna e dragonjve në serial.

Pasi që seria i filloi 8 vite më parë, rreth 371 fëmijë janë pagëzuar me këtë emër./Insajderi.com