‘Prindërit e saj nuk na linin bashkë’, reperi shqiptar rrëfen historinë e trishtë me ish të dashurën

‘Prindërit e saj nuk na linin bashkë’, reperi shqiptar rrëfen historinë e trishtë me ish të dashurën

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është kthyer në një ndër emrat më të dëgjuar falë këngëve të tij, që kthehen menjëherë në hite. Së fundmi ai ka publikuar albumin e tij të parë pjesë e të cilit janë këngët “Safety”, “Mr.Ferrari”.

Njëra ndër këngët e albumit, pasyron një histori të trshtë dashurie që ka përjetuar Gashi dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ai. Bëhet fjalë për këngën “Mr.Ferrari” dhe përmes një postimi të bërë në Instagram, reperi ka rrëfyer historinë që fshihet pas saj.

“Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri më njeriun e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj, me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha më makinë”, ka shkruar ai krahas një postimi të bërë në Instagram. Më pas Gashi sikur është penduar që e ka ndarë këtë histori me fansat prandaj dhe e ka fshirë postimin e bërë në Instagram.