Prindërit e vajzës 6 vjeçare që vdiç si pasojë e dhunimit e vendosën trupin e saj në rrugë në mes të protestave

Prindërit e vajzës 6 vjeçare që vdiç si pasojë e dhunimit e vendosën trupin e saj në rrugë në mes të protestave

Një vajzë gjashtë vjeçare ka vdekur tragjikisht në spital disa ditë pasi u përdhunua, duke shtyrë që prindërit e saj të vendosnin trupin e saj në rrugë gjatë protestave në Indi.

Vajza e vogël u dërgua në spital pas sulmit, por mjekët nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin jetën pas një beteje 10-ditore.

Imazhet pikëlluese tregojnë familjen e viktimës rreth trupin e saj të mbuluar me batanije pas vdekjes së saj.

Ata kanë kërkuar që oficerët e policisë që neglizhuan rastin të arrestohen pas krimit të tmerrshëm.

Ajo thuhet se ishte sulmuar seksualisht nga kushëriri i saj në Uttar Pradesh, Indinë Veriore, para se të dërgohej në spital në Delhi.

Vajza e vogël vdiq nga plagët të martën.

Sipas Times of India, Radharaman Pandey, 30 vjeç, është arrestuar në lidhje me sulmin.

Ai dyshohet se e sulmoi atë ndërsa ajo ishte në shtëpi duke u kujdesur për vëllezërit e motrat e saj sepse prindërit po punonin.

Policia u thirr pasi një fqinje dëgjoi britmat e saj dhe lajmëroi nënën e vajzës./Insajderi.com