Prindërit veganë akuzohen për vrasje të fëmijës për shkak të mosushqimit

Një qift bashkëshortor nga Florida e SHBA është akuzuar për vrasje të djalit të tyre 18 muajsh i cili ka vdekur prej pasojave të mosushqimit.

Prindërit veganë akuzohen për vrasje të fëmijës për shkak të mosushqimit

Policia e Kejp Koralit ka kumtuar se fëmija ishte i rëndë vetëm 8 kilogramë, e që është pesha mesatare e bebes shtatëmuajshe.

Juria e Lartë e qarkut Li e ka akuzuar Ryan O’Leary (30) dhe bashkëshorten e tij Sheila O’Leary (35) për vrasje të shkallës së parë dhe abuzim të rëndë të fëmijës.

Në shtator nëna e kishte ftuar ndihmën e shpejtë kur ka vërejtur se djali i saj po merr frymë me vështirësi, pretendohet në raportin e policisë. Nëna pretendon se ka tentuar ta kthejë në jetë, por fëmija ka ndërruar jetë para se të arrinte ekipi i ndihmës së shpejtë.

Qifti me rastin e dhënies së deklaratës ka pretenduar se janë veganë dhe se konsumojnë vetëm pemë e perime të pa gatuara./Insajderi.com.