Prishtina, 5 milionë euro për 20 mijë biznese

Prishtina, 5 milionë euro për 20 mijë biznese

Komuna e Prishtinës do të ndajë rreth pesë milionë euro për 20 mijë biznese që operojnë në kryeqytet.

Paratë do të ndahen për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 dhe humbjeve që pësuan këto biznese, njofton Insajderi.

Nënkryetari i Komunës Muhedin Nushi do të japë detaje më të hollësishme në një konferencë për media sot gjatë ditës.

Ekonomia ka qenë sektor shumë i prekur për shkak të mbylljes së detyrueshme që u desh ta bëjë në tentim të mos-shpërndarjes së virusit./Insajderi.com