
Klubi i Prishtinës, nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime për sezonin e ri. Pas Sabien Lilajt, kryeqytetasit janë pranë një zyrtarizimi tjetër të madh, atë të Gledi Mici.
Palët kanë zgjidhur sot edhe detajet e fundit të marrëveshjes në mes tyre dhe lojtari pritet të zbarkojë në kryeqytet gjatë ditëve në vijim për t’u prezantuar si lojtari më i ri i klubit të Prishtinës, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Shkëndijës në edicionin e kaluar, por që tanimë i kanë ndarë rrugët në mes vete.
FC Prishtina, në këto ditë ka ndërruar edhe trajnerin e tyre, duke e shkakrkuar Armend Dallkun dhe emëruar trajnerin maqedonas, Zekirija Ramadani-in./Insajderi.com.