Prishtina e kompleton lëndën e saj – Lojtarët që dolën pozitiv në Gjibraltar, dalin negativ përsëri në Kosovë

Prishtina e kompleton lëndën e saj – Lojtarët që dolën pozitiv në Gjibraltar, dalin negativ përsëri në Kosovë

FC Prishtina, tani ka një fakt të fortë në duart e saj, pasi ka paraqitur në UEFA lëndën e kompletuar për anulimin e ndeshjes ndaj Lincoln.

FC Prishtina, sot ka njoftuar se ka testuar të gjithë lojtarët që kishin rezultuar pozitiv në Gjibraltar, janë ri testuar dhe kanë rezultuar negativ, njëjtë sikurse që kishin rezultuar para se të udhëtonin në këtë shtet.

Drejtues të klubit të kryeqytetit, kishin shprehur mosbesim si dhe dyshim në mënyrën e testimit nga ana e autoriteteve të Gjibraltarit.

FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë./Insajderi.com.