Prishtina edhe sot me më së shumti raste të reja me Coronavirus

Prishtina edhe sot me më së shumti raste të reja me Coronavirus

Komuna e Prishtinës, edhe përgjatë 24 orëve të fundit i ka prirë listës së të infektuarve me COVID-19 mbarë Kosovën, njofton Insajderi.

Nga 181 rastet e reja të regjistruara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 87 raste janë shënuar vetëm në kryeqytet, duke u pasuar nga komuna e Prizrenit me gjithsej 13 raste dhe ajo e Podujevës me 12 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se tre persona kanë vdekur në këtë periudhë kohore, ndërsa janë shënuar edhe 125 pacientë të shëruar. /Insajderi.com/