Prishtina fiton Kupën e Kosovës – mposhti Ballkanin

Prishtina fiton Kupën e Kosovës – mposhti Ballkanin

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll në edicionin 2019/2020, pasi në finale e mposhti Ballkanin me rezultat 1:0.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Otto John në minutën e 20-të.

Trajneri i prishtinasve, Armend Dallku, thotë se ky triumf është një ndjenjë e papërshkrueshme.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme që ta përjetoj si trajner Kupën. E kam fituar me Prishtinën edhe si lojtar. E kemi përgatitur mirë ndeshjen. Kundërshtarin e kemi goditur nga krahët me Otto Johnin dhe Gauthier Mankendan”, u shpreh Dallku.

“Në dy ndeshjet e fundit i kemi pushuar lojtarët për t’i ruajtur për këtë ndeshje. Kjo doli shumë pozitive. Sot ishim më mirë me vrapime dhe me çdo gjë tjetër”, ka shtuar Dallku, i cili edicionin e parë si trajner e përfundoi me trofe.