fbpx

Prishtina flet për situatën e Josën – Ky është reagimi i tyre

Prishtina flet për situatën e Josën – Ky është reagimi i tyre

Është folur shumë në media këto dy ditë të fundit rreth të ardhmes së Mirel Josës.

Derisa sot klubi i Prishtinës ka konfirmuar Mirel Josën në krye të skuadrës.

Pavarësisht edicionit të dështuar, tiranasi do të mbetet shef i shtabit teknik sepse ka kontratë.

“Mirel Josa së bashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të duhur.

E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme.

Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina.

Edhe pse na vije keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”, thuhet në njoftim./Insporti.com