Prishtina mposht Llapin

Prishtina mposht Llapin

Prishtina ka shënuar fitore në shtëpi me shifrat 2:0 kundër Llapit, për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës, njofton Insajderi.

Të dy golat nikoqirët i shënuan në pjesën e parë, me autorë Krasniqi (30’) dhe Shillova (34’). Me shifrat 2:0 u mbyllën 45’ minutat e parë, por ky doli të ishte edhe rezultati final, pasi në fraksionin e dytë të ndeshjes, asnjëra palë nuk arriti të shënonte.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, teksa pas kësaj disfate, Llapi mbetet në vendin e shtatë me 26 pikë. /Insajderi.com