Komuna e Prishtinë nga nesër do të fillojë dezinfektimi e rrugëve të kryeqytetit.
Dezinfektimi do të fillojë nga Rr. Bahri Fazliu (Rruba B dhe Rr. Ali Aliu Kelmendi (Rruga C).
Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë së Kosovës ka bërë me dije që me kërkesë të Komunës, policia do të asistojë në heqjen e veturave.
“Policia ka marr informatën se me datë 17.03.2020 prej orës 08:00 nga Komuna e Prishtinës, do të bëhet dezinfektimi në Rr. Bahri Fazliu (Rruba dhe Rr. Ali Aliu Kelmendi (Rruga C). Andaj, në ato rrugë duhet asistohet dhe të largohen automjetet të cilat janë në të dy skajet e rrugëve” , ka thënë Hoxha për Insajderin.
