Telashe në komunikacion pati gjatë ditës në Prishtinë.

Për shkak të mungesës së rrymës semaforët nuk punuan. Në njërin nga udhëkryqet e Pri" />

Prishtina pa rrymë, me zhurmë e shumë probleme

Prishtina pa rrymë, me zhurmë e shumë probleme

Telashe në komunikacion pati gjatë ditës në Prishtinë.

Për shkak të mungesës së rrymës semaforët nuk punuan. Në njërin nga udhëkryqet e Prishtinës pati edhe aksident.

Probleme nuk patën vetëm ata që dolën në rrugë por edhe ata që kishin vendosur që të qëndrojnë në shtëpi këtë ditë vikendi.

Kafe mund të pihej në qytet por jo pa i dëgjuar ankesat e pronarëve të bizneseve se po i dëmton mungesa e rrymës.

Këtë e përmenden si arsye edhe për shërbimet jo të mira që ua ofruan klientëve.

Mungesa e rrymës ishte paralajmëruar nga KEK’u me arsyetimin e sanimit të defekteve të paraqitura në stabilimentet e tensionit të lartë.