Prishtina përforcohet me Lushtakun

Prishtina përforcohet me Lushtakun

KF Prishtina ka zyrtarizuar përforcimin më të ri të klubit Kreshnik Lushtakun, të hënën përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit.

Mesfushori nga Drenica ka nënshkruar kontratë me klubin kryeqytetas që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhshme në Prishtinë. 21 vjeçari më parë ka luajtur edhe me Drenicën e Trepçën 89’ në Kosovë dhe ka kaluar një aventurë 6-mujore me Vllazninë e Shkodrës me të cilën u nda në muajin dhjetorë të vitit të kaluar.

Lushtaku u shpreh i kënaqur me arritjen e marrëveshjes duke thënë se Prishtina synon titullin.

“Për Prishtinën u përcaktova, thjeshtë se është klubi më i mirë dhe më i madh në vend. Shpresoj të jap maksimumin, të ngjitemi lartë në tabelë, e pse jo të ndjekim edhe titullin”, ka thënë Lushtaku për uebfaqen zyrtare të klubit Prishtinas.

Prishtina ka bërë ndryshime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe shpreson që me këto prurje të rikthejë formën e dikurshme.