Prishtina sonte me ajrin më të ndotur në botë [FOTO]

Prishtina sonte me ajrin më të ndotur në botë [FOTO]

Prishtina sonte ka ajrin shumë të ndotur dhe qytetarët këshillohen të rrinë brenda shtëpive.

Pas disa ditëve që Prishtina kishte ajrin më të mirë, për shkak të erërave dhe borës që ka rënë, sonte Prishtina ka ajrin më të ndotur për këtë vit. Shkalla e ndotjes së ajrit, sonte në Prishtinë është më e madhja në Evropë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 20:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 259, shumë i dëmshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.