Prishtina sot kërkon kualifikimin në Stamboll

Prishtina sot kërkon kualifikimin në Stamboll

Sigal Prishtina është në kërkim të fitores së katërt rresht në po aq ndeshje të FIBA Europe Cup, por te kampionia e Kosovës në basketboll, pranojnë se këtë herë do të jetë shumë më vështirë, shkruan sot Koha Ditore.

Sigal Prishtina të mërkurën (sot, 17:00) do të luajë në “Gazanfer Bilge Arena” të Stambollit kundër Demir Insaatit dhe me një fitore eventuale, do të konfirmonte kualifikimin në fazën e dytë të grupeve, që është edhe qëllimi i saj.

Ndeshja i takon Grupit G dhe Prishtina ka fituar tri ndeshjet e para të saj. Në dy ndeshjet e fundit mposhti Khimikun ukrainas, kurse në nismë të edicionit Belfius Mons-Hainautin në Belgjikë.