fbpx

Prishtina “tradhton” Josën, në bisedime me këtë trajner

Prishtina “tradhton” Josën, në bisedime me këtë trajner

Skuadra e Prishtinës është duke menduar të intervenojë në pozitën e trajnerit.

Pozita e Mirel Josës si duket është në pikëpytje, me prishtinasit që janë vënë pas trajnerit Skënder Gega.

Gega i cili arriti t’i rikthente titullin kampion Partizanit, pas plot 26 vitesh, u largua papritur nga të kuqtë, duke shokuar opinionin sportiv me vendimin e parë.

Arsyet e largimit të Gegës nga Partizani nuk janë qartësuar ende, ndërkohë që “Panorama Sport” mëson se tekniku tropojan së fundmi ka hyrë në bisedime me drejtuesit e Prishtinës, për të marrë drejtimin e klubit kosovar.

Palët kanë gjetur marrëveshjen paraprake teksa në ditët e ardhshme pritet të arrihet edhe akordi final.

Gega pritet të zëvendësojë Mirel Josën, i cili drejton prej 2 sezonesh klubin bardheblu.

Mësohet se Gega ka kërkuar që ta nis sezonin me fillimin e kampionatit dhe jo në Kupat e Europës.