Prishtinasit duan shtëpi të kulturës e muze të qytetit

Prishtinasit duan shtëpi të kulturës e muze të qytetit

Një shtëpi e kulturës në Prishtinë e disa të tjera për bashkësitë lokale të fshatrave kanë qenë ndër kërkesat kryesore të qytetarëve në dëgjimin publik për planifikimin buxhetor të vitit të ardhshëm, që është mbajtur të martën nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit.

Qendrat informuese për turistë dhe lokacionet për ansamblet e shoqëritë kulturore e artistike, po ashtu janë përmendur si kërkesa për drejtuesit e kryeqytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët komunalë i kanë komentuar kërkesat e qytetarëve tek kanë shpallur edhe disa prej projekteve që planifikojnë t’i konkretizojnë në vitin 2018.