Prishtina në karantinë, reagon Shpend Ahmeti

Prishtina në karantinë, reagon Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës është futur në karantinë që nga nata e sotme. Për këtë ka shkruar edhe kryetari i saj, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më parë, 20 janë pozitiv, shkruan Insajderi.

“Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë. Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka bërë me dije se ditëve në vijim do të ashpërson masat.

“Me ditë të tëra kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi”, ka shkruar tutje ai.