I vdes gruaja në spital, burri dyshon se mjekët nuk ia vendosën stendat fare

I vdes gruaja në spital, burri dyshon se mjekët nuk ia vendosën stendat fare

Një grua ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, burri i të ndjerës ka raportuar se gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital.

Sipas tij, ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve, por gjendja e saj nuk është përmirësuar dhe i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare, ndërsa kërkon që rasti të hetohet.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Prishtinë, 29.11.2020 – 15:20.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital. Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com