
Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe vajzës, njofton Insajderi.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në Prishtinë.
Policia nuk jep shumë detaje e as nuk tregohen motivet e sulmit.
Pas dhunës së pranuar viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, policia e ka dërguar agresorin në mbajtje./Insajderi.com