11 qershori shënon përvjetorin e çlirimit të Prishtinës, datë të cilën reperi Gold AG zgjodhi për ta shënuar me një bashkëpunim me këngëtaren nga Peja, Albina Kelmendi.
Kënga e realizuar me videoklip me titull “Prishtina”, u publikua gjatë ditës së djeshme dhe të shumtë ishin ata që uruan dyshen për këngën e re. Të gjithë, përveç disa e sidomos një komentues.
Komentuesi pretendon që pasiqë asnjëri nuk janë nga Prishtina duken qesharak teksa i këndojnë këtij qyteti, njofton Insajderi.
“Prishtimen lerjani Prishtinalive e ju dy ma mire kendojuni qyteteve tuaja, ti Presheves e Albina, Deqanit ose Pejes sone, se me Prishtine bash hiç kurgje nuk ju lidhe bile po dukeni qesharak te dyte”.
Mirëpo reperi mori kohen t’i kthejë përgjigjen komentuesit, madje duke publikuar edhe letërnjoftimin e tij si dëshmi. Aty shihet se vendi i lindjes së reperit është Prishtina.
“A jemi n’rregull tash a ta fshi kangen?”, ja kthen reperi komentuesit.
Reperi Gold AG ka prejardhjen nga Presheva, vendlindje kjo e stërgjyshërve të tij. Në vitin 1997 ai së bashku me nënën e tij ishte shpërngulur në Prishtinë, ku vazhdoi shkollën nga klasa e 5-të.
Repertori i tij numëron dhjetëra këngë për vendlindjen e tij Preshevën, mirëpo edhe vendi ku është rritur ka një rëndësi të madhe për të – si rrjedhojë edhe një këngë për Prishtinën në përvjetorin e çlirimit të saj. /Insajderi.com