Për të gjetur një vend pune në Gjermani është kërkuar kualifikimi i caktuar ose diploma gjithashtu janë kërkuar edhe leja dhe viza e punës por tani më projektëligjin e ri i c" />

Priten lehtësime për të punuar në Gjermani

Priten lehtësime për të punuar në Gjermani

Për të gjetur një vend pune në Gjermani është kërkuar kualifikimi i caktuar ose diploma gjithashtu janë kërkuar edhe leja dhe viza e punës por tani më projektëligjin e ri i cili është ende në debat publik pritet që të ketë lehtësime.

Me këtë projektligj parashihet një mundësi e rë që lejon personat me kualifikimet e nevojshme të udhtojnë drejt Gjermanisë pa kontratë pune dhe të kërkojnë punë gjatë gjashtë muajve.

Dy kushtet kryesore janë njohja e gjuhës për aq sa kërkohet nga vendi përkatës i punës dhe financimi vetvetës.

Pra, këta persona nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale, ata duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e tyre derisa sa ta gjejnë një vend pune, raporton “DW”.

Para hyrjes në Gjermani ata gjithashtu duhet të dëshmojnë se kanë para të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e tyre për banesë, ushqime, sigurim shëndetësor dhe gjëra tjera të nevojshme.