fbpx

Pritet që dy parti më të mëdha evropiane të kenë më pak mandate në PE

Përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane dhe të asaj Socialdemokrate në Parlamentin Evropian, pas zgjedhjeve të sivjetme do të ketë më pak, nga 408 mandate do të bie në 310, por, pas Brexitit, edhe numri i përgjithshëm i deputetëve do të zvogëlohet prej 750 në 705, tregon hulumtimi më i ri i Fondacionit Konrad Adenauer, por edhe projeksionet Politico.eu dhe Europe Elects.

Pritet që dy parti më të mëdha evropiane të kenë më pak mandate në PE

Nëse rezultatet e zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen prej 23 deri 25 maj, tregojnë se projeksionet janë të sakta, dy parti më të mëdha evropiane do të humbin 8 deri 10 për qind të numrit të mandateve, transmeton portali European Western Balkans (EWB). Parashikohet se liberalët do të kenë rezultat më të mirë, kështu prej 68 mandateve do të mund të “kërcejnë” në 90 deri 115 mandate.

Nga ana tjetër, Të Gjelbrit dhe E Majta e Bashkuar e Evropës mund të presin rreth 50 mandate. Në pjesën e djathtë të spektrit, me forcimin e partive djathtiste, por edhe me largimin e Partisë Konservative britanike, mund të priten rreth 140 deri 160 mandate. Prej vitit 2014, tetë grupe kanë pasur deputetë në parlament i cili numëronte 750 mandate, përkujton EWB.

Ndikimin më të drejtpërdrejtë të zgjedhjeve evropiane që do të ndiejnë vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë në përbërje të Komisionit Evropian, e cila do të pasqyrohet me zgjedhjet 2019.

Në qendër të vëmendjes të gjithë gjashtë vendeve  do të jetë se kush do të jetë përfaqësuesi i ri për politikë të jashtme dhe siguri të BE si dhe komisionari i ri i procesit të zgjerimit, gjegjësisht dyshimet se a do ta vazhdojë komisionari i ri punën në formën e gjertanishme. Është vështirë të paramendohen ndryshimet në kuadër të Partisë Popullore ë Evropës dhe Partisë Socialdemokrate ndaj zgjerimit, gjë që nënkupton përkrahjen me theks të veçantë në përmbushje të gjithë reformave të nevojshme dhe mbyllje të gjitha kapitujve.

Kjo në veti vetëm sa tregon se hyrje nuk do të ketë së shpejti. Nga ana tjetër, pretendon portali EWB, koalicioni i liberalëve, sidomos partia e Emmanuel Macronit dhe kryeministrit holandez Mark Rutte, të cilët janë kundër zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së para reformave të brendshme, do të thotë futje e ndryshimeve të reja në ekuacion./Insajderi.com.