Pritet rënie e temperaturave natën e Vitit të Ri

Pritet rënie e temperaturave natën e Vitit të Ri

Meteorologët për sot parashikojnë mot me vranësira të cilat gradualisht do të marrin karakter zhvillimi e do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat krahasuar me ditë më parë do të shënojnë rënie. Ato do të sillen në mes minus 3 e 6 gradë Celsius.

Nesër, në ditën e parë të fundjavës, pritet kthjellim i motit, mirëpo, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të qenësishme ato do të lëvizin në mes minus 2 e 5 gradë Celsius.

Të dielën, ditën e fundit të këtij viti, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të sillën në mes 0 e 8 gradë Celsius.