Pritje solemne në Ipeshkvi, me rastin e Krishtlindjeve

Pritje solemne në Ipeshkvi, me rastin e Krishtlindjeve

Zyrtarë të lartë shtetërorë, janë duke u parë pjesë e pritjes solemne në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales ‘’Shën Nënë Tereza’’.

Kjo pritje është organizuar nga drejtues të Ipeshkvisë së Kosovës, me rastin e Festës së Krishtlindjeve, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në mesazhin e tij ka uruar që paqja të depërtojë në zemrën e secilit e të lulëzojë gjithkund në vendin tonë e kudo në botë.