Pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës

Kolona deri në 1 mijë metra janë krijuar në pikën kufitare Muçibabë, e cila lidhë Kosovën me Serbinë.

Për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare në Muçibabë mund të pritet deri në dy orë, kurse për të hyrë në Kosovë bëhet deri në pesë minuta.

Kolona janë krijuar edhe në dy pikat e  tjera kufitare me Serbinë, tek Dheu i Bardhë dhe Merdare. Kolonat në këto dy pika arrijnë deri në 80 metra, kurse hyrja dhe dalja mund të bëhet deri në 30 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në ora 20:55 bëhet e ditur se pikat tjera kufitare janë të lira për qarkullim.

Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të kalueshme.