Pritje zyrtare për presidentin Shqiptar në Gjilan

Pritje zyrtare për presidentin Shqiptar në Gjilan

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arritur në qytetin e Gjilanit ku bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta janë pritur nga garda ceremonial e FSK-së tek Platoja e Teatrit të qytetit.

Thaçi dhe Meta do të marrin pjesë në manifestimin qendror të ’28 Nëntorit’ në Gjilan, ku edhe do të zbulohet shtatorja e heroit kombëtar, Idriz Seferi.

Gjatë ditës së sotme pritet që në Shqipëri të mblidhen të dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, për një mbledhje të përbashkët në qytetin e Korçës.