Prizren: Dyshohet se djali e vrau babanë me thikë

Prizren: Dyshohet se djali e vrau babanë me thikë

Në Prizren ka ndodhur një ngjarje tragjike në të cilën dyshohet se djali ka vrarë babin e tij duke përdorur një thikë, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se “djali dyshohet se e ka sulmuar me thikë prindin dhe si pasojë e sulmit me thikë ai ka vdekur”.

Siç njofton policia, ngjarja makabër ka ndodhur në lagjen “Dardania” rreth orës 13:50.

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion se cilat kanë qenë motivet e vrasjes./Insajderi.com