Prizren: Gjendet një burrë i vdekur në rrugë

Prizren: Gjendet një burrë i vdekur në rrugë

Policia e Kosovës njofton se një burrë është gjetur i vdekur të hënën në fshatin Nashec të Prizrenit, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, viktima është gjetur në rrugë.

Rasti është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja e viktimës, ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një  gëzhojë,  katër sfera metalike dhe një telefon cellular”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com