Vetura godet karrocën me fëmijë brenda, derisa shtyhej në zebra nga prindi. Lëndohet fëmija, por pas tretmanit lirohet për në shtëpi.

Një shofer tejet i pakujdesshëm e ka goditur një karrocë me fëmijë brenda, njofton Insajderi.
Për më tepër, karroca është goditur derisa prindi po e shtynte duke kaluar zebrat.
Rasti ka ndodhur në Prizren, rreth orës 21:00, raporton policia.
Goditja e veturës i ka shkaktuar lëndime trupore fëmijës i cili është dërguar urgjentisht në spital.
Fatmirësisht, i mituri pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
Derisa policia nuk raporton fare për arrestimin e shoferit./Insajderi.com