Policia e Kosovës në Prizren edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kanë zhvil" />

Prizren: Mbyllen gjashtë lokale për mosrespektim të masave anti-COVID

Prizren: Mbyllen gjashtë lokale për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës në Prizren edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kanë zhvilluar aksion për monitorimin e zbatimit të masave të reja për luftimin e pandemisë Covid-19.

Përgjatë këtij aksioni, PK së bashku me Inspektorët Komunal dhe ata Sanitar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore të kësaj komune.

Sipas njoftimit janë gjetur disa parregullsi, me ç’rast policia ka mbyllur gjashtë lokale afariste e janë shqiptuar edhe gjoba të tjera.

“1. Janë mbyllur 6 lokale afariste,
2. 65 Lokale te kontrollura kontrolluar
3. Janë hapur 2 dy raste per VP nga neni 249 dhe 250
4. 6 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe
5. 225 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/