Pro apo kundër Ushtrisë? Lutfi Haziri i përgjigjet Haradinajt

Pro apo kundër Ushtrisë? Lutfi Haziri i përgjigjet Haradinajt

Kuvendi i Kosovës me 107 vota për, më 14 dhjetor votoi tri ligjet që transoformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ndërsa, pak ditë para se të votohej ushtria, kryetari i Gjilanit, njëherit nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, deklaroi se nuk po formohet ushtria, por vetëm po transferohet FSK-ja në ushtri.

Kryeministrit i vendit, Ramush Haradinaj, këtë deklaratë e ka quajtur “turpëruese”.

Haziri në Info Magazine në Klan Kosova, i është kundërpërgjigjur Haradinajt duke thënë se ai është pro Ushtrisë së Kosovës.

“Kryeministri tha e kam dëgjuar nuk besoj që e ka dëgjuar po e ka lexuar dhe interpretimet kanë qenë të ndryshme, unë e kam thënë në studio që ajo që po ndodh këtu i përngjan formulës së shtatzënisë që nuk ka”.

“Ushtria e Kosovës ka lindur më herët përkundër që e ka emrin FSK, ajo ka lindur në male si ushtri kryengritëse – dhe është pranuar ndërkombtarisht”.

“Historia do ta dëshmojë se a e ka gjenezën ushtria në kushtetutën e Kaçanikut apo e ka gjenezën në ilegale që si themelues ka qenë LPK-ja në atë kohë… këtë do ta dëshmojë historia se cila do të jetë ditëlindja”.

“Prej 14 dhjetorit 10 vjet zgjat procesi i transformimit, për një dekadë forcat e armatosura planifikohet të finalizohen si strukturëse dhe të jetë afër NATO-s ose edhe anëtarë”.